Kurti u bën thirrje serbëve të riregjistrojnë makinat në RKS (Video)

Arsenijeviq: Afati prej dy muajsh është tejet i shkurtër.-BE: Kosova t’u japë serbëve kohë të mjaftueshme për zbatimin e vendimit për targat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të ri-regjistrojnë makinat e tyre në targat RKS, teksa sot ka nisur afati dymujor për ri-regjistrim. Por kryetari i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe” nga Mitrovica Veriore, Aleksandar Arsenijeviq, i tha RTV21 se afati prej dy muajsh për konvertimin e targave është i pamjaftueshëm. Bashkimi Evropian tha sot se Kosova duhet t’u japë serbëve më shumë kohë për zbatimin e vendimit për targat./21Media

Back to top button