Dua Lipa kërkon mbrojtje për vajzat dhe gratë

Këngëtarja Dua Lipa, është nga emrat e shumtë që kanë reaguar në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e vajzave dhe grave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë.
Dua Lipa, ka bërë sot një postim në InstaStory, duke publikuar një fotografi nga protesta e djeshme.
Shumë qytetarë u mblodhën të mërkurën në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas u bë rasti i përdhunimit të 11-vjeçares, më 27 gusht, në një park të kryeqytetit.

Protestuesit fillimisht ndaluan para selisë së Ministrisë së Drejtësisë, më pas para Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë dhe, pas saj, para Kuvendit dhe Qeverisë.
Të pesë të dyshuarit për sulmin ndaj 11-vjeçares u ndaluan. Ndaj tyre u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh./21Media

Back to top button