Vashat e Shqipërisë mposhten nga Polonia

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara vashat e Shqipërisë kanë pësuar humbje si vendase kundër Polonisë.
Polaket mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1 Shqipërinë, me ndihmën e dy golave të futbollistes Ewa Pajor në minutën e 24′ dhe në atë të 30′.
Në anën tjetër, golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Qëndresa Krasniqi, e cila edhe e zhbllokoi rezultatin e para në ndeshjen e sotme në minutën e 11′.
Me pikët e reja, Polonia zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 17 pikëve, krahas Shqipërisë që renditet në pozitën e katërt në Grupin F me 10 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Polonisë.

Back to top button