Kurti u thotë serbëve në Kosovë të mos ndikohen nga regjimi autoritar në Beograd

Kryeministri Albin Kurti, sonte falënderoi qytetarët serbë për protestat paqësore, që zhvilluan sot kundër vendimit të Qeverisë për moslejim të mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë.
Ai përmes një videoje të publikuar në Facebook, i luti qytetarët serbë që rë mos ndikohen nga regjimi autoritar në Beograd.
“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë”, tha Kurti ndër të tjera dhe shtoi se ata përpiqen që ta destabilizojnë Kosovën.
Kryeministri i ftoi qytetarët serbë që ta ruajnë qetësinë dhe të besojnë më shumë te Qeveria e Kosovës./21Media

Back to top button