Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
“Për shumë mot Pashkën. Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën. I trokasin vezët e kuqe në ndërrimin e së shtunës me të dielën dhe urojnë njëri-tjetrin për fillim të ri, në përqafime gëzimi për ringjalljen e shpresës.Ju uroj qytetarëve tanë të besimit ortodoks Pashkë të gëzuar!”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se për çdo vit në pranverë, sipas traditës mijëvjeçare, besimtarët me familjet dhe miqtë e tyre pas kreshmës 40 ditore, kremtojnë javën e shenjtë që kulmon me Pashkën ditën e diel.
Këtë pranverë, në këtë kremtim, Kurti uroi që shpresa dhe jeta të triumfojë mbi gjithçka, që ndihma ta mbizotërojë egoizmin, që e drejta ta largojë të keqen, së bashku dhe me vullnetin dhe përpjekjen e të gjithëve. “Dashuria do ta mposhtë përfundimisht urrejtjen. Pashkë të bekuar!”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Back to top button