Tottenhami i bën favor Arsenalit në garën për Top 4, barazon me Brentfordin

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Premier Ligës angleze mes skuadrës së Tottenhamit dhe asaj të Brentfordit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Tottenhami nuk ka arritur ta mposht skuadrën e Brentfordit, pasi që ka barazuar pa gola, respektivisht me rezultat 0:0.
Pavarësisht rasteve të krijuara për gol, të dy skuadrat dështuan të mposhtin portierët, ku këta të fundit arritën me sukses ta përfundojnë punën e tyre.
Po ashtu, përgjatë 90’ minutave të ndeshjes, skuadra e Antonio Contes dështoi të gjuante drejt kornizës së portës, ku nuk arriti të regjistrojë as edhe një goditje të vetme.
Me barazimin e sotëm, Tottenhami ia vështirëson punët vetit në garën për Top 4, ku zë vendin e pestë në tabelë me 58 pikë, dy sosh larg Top 4, ku gjendet skuadra e Arsenalit.
Në anën tjetër, Brentfordi me pikët e reja tani zë vendin e 11 në tabelë në kuotën e 40 pikëve, aq sa ka edhe Brightoni në vendin e 11.
Rezultati final i ndeshjes është 0:0.

Back to top button