Kurti uron BNE-në: I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë, bravo gamers

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin kosovar, Bad News Eagles për fitoren e tyre ndaj Sinners.
“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti u shpreh BNE sot përfaqëson Kosovën në garën më të madhe në botë, e që sipas Kurtit aty ku ka pasion e punë, suksesi nuk mungon.
“Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Back to top button