Kurti uron Distria Krasniqin: Faleminderit që po na bëni krenar…

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas triumfit të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Pas fitores në Tokyo, Kurti e ka uruar Distria Krasniqin.
Kurti më anë të një postimi në Facebook ka thënë se është me zemër në Tokio.
“DISTRIA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kurti.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën. Distria në finalen e sotme u ndesh me japonezen, Funa Tonaki./21Media

Back to top button