Von der Leyen: Rindërtimi do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së

Ukrainasit kanë nëntë muaj që luftojnë me guxim kundër agresorit rus dhe ne kurrë nuk mund të krahasojmë sakrificat e tyre, deklaroi presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
”Por, ne po i ndihmojmë ata në çdo mënyrë që mundemi. Ne kemi mobilizuar mbi 19 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës këtë vit. Dhe më shumë do të vijnë. Të gjitha vendet e BE-së tani kanë pranuar propozimin tonë për të ndarë 18 miliardë euro ndihmë makro-financiare për Ukrainën vitin e ardhshëm. Paratë e disbursuara rregullisht, për të ndihmuar riparimet urgjente dhe për të hapur rrugën për rindërtim. Një rindërtim që do ta çojë Ukrainën në rrugën drejt BE-së”, shkroi në Twitter Ursula von der Leyen.

Back to top button