Kurti uron Zvicrën: Serbia nuk kalon

Kombëtarja e Zvicrës e mposhti sot Serbinë me shifrat 3:2, kështu edhe duke ia vulosur eliminimin nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Golat për Zvicrën i shënuan Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler.
Po ashtu, paraqitje fantastike në këtë ndeshje kishte edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu gëzua fitores së Zvicrës, ai në Facebook publikoi një fotografi të përbashkët të Xhakës dhe Shaqirit..
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ishte reagimi i Kurtit në Facebook./21Media

Back to top button