Hoxha: Në momentin që nuk po udhëheq PDK-ja, Kosova po stagnon

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha sonte në një intervistë për “Argument Plus” në RTV21, përveç tjerash foli edhe për rolin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ajo tha se është anëtare e PDK-së dhe do t’i qëndrojë besnike kësaj partie, por nuk është në kryesi.
Ndërsa, theksoi së në momentin kur nuk po udhëheq PDK-ja, Kosova “po stagnon”.
Hoxha nuk e komentoi gjatë punën e Qeverisë Kurti, por tha se “dita e mirë shihet në mëngjes”./21Media

 

Back to top button