Kurti: Vendosja e çmimit tavan për naftën dha rezultate

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vendosja e çmimit tavan për naftën ka dhënë rezultate, duke shtuar se Qeveria po operon që qytetarëve t’u dilet në ndihmë, por pa e shkelur Kushtetutën.
Ai në një konferencë për media foli edhe për masën e re për punësimin, në mënyrë që të ketë së paku nga një të punësuar për familje, ndërsa paralajmëroi që nesër ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati do të dalë dhe të shpjegojë hollësisht skemën e punësimit të garantuar./21Media

 

Back to top button