Së shpejti në Netflix, dokumentari për karrierën e David Beckham

Netflix ka konfirmuar se ka nisur puna në dokumentarin për David Beckham.
Në dokumentar shfaqën pamje nga arkiva personale e ish-kapitenit të Anglisë në 40 vjetët e fundit, skena të cilat nuk janë parë më përpara.
Gjithashtu, përfshihen intervista me miq, familjarë dhe figura nga bota e futbollit.
Dokumentari përfshin pjesë nga fillimet e Beckham e përpjekjet e tij që të bëhej yll në futboll.
Seriali drejtohet e prodhohet nga Fisher Stevens së bashku me John Battsek.
Beckham gëzoi një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në futboll, ku përfaqësoi ekipet si Manchster United e Real Madrid.
Beckham është i martuar me yllin e “Spice Girls” Victoria Beckham dhe kanë katër fëmijë./21Media

Back to top button