Kurti: Vet i vendosën barrikadat, vet i hoqën ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti pritjen e fundvitit me gazetarë. E gjatë kësaj pritjeje foli edhe për barrikadat në veri që kanë filluar të hiqen.
Kurti tha se po i heqin vet ata të cilët i vendosën ato.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.
Kurti theksoi se 2022-ta ka qenë vit sfidues.
“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai./21Media

Back to top button