Reagon Borrell për heqjen e barrikadave: Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri

Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, reagoi pas nisjes së heqjes së barrikadave në Rudarë.
Ai tha se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirë se vini në lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.”, shkroi Borrell në Twitter.
Më tej Borrel kërkoi që përparim urgjent në procesin e dialogut.
Barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdare, në territorin e Serbisë, është hequr mëngjesin e së enjtes. Ekipi i RTV21 nga vendi i ngjarjes raportoo se edhe kamionët që kishin bllokuar rrugën në Rudarë, tashmë janë ndezur dhe kanë filluar të largohen. Ndërsa raportohet se dy barrikada në afërsi të Zubin Potokut dhe liqenit të Ujmanit janë hequr sot./21Media

Back to top button