Kurti: Viti 1981 ishte vit i Kosovës

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot përkujtoi demostratat e vitit 1981. Ai u shpreh se demonstrata e studentëve u bë edhe e punëtorëve dhe popullit mbarë.

Kurti përmes një shkrimi u shpreh se kërkesa për Republikën e Kosovës ishte kërkesë për liri e barazi, për të drejta kombëtare, qytetare dhe njerëzore.

“Mirëpo, përveçse kërkesë kundër shtypjes ishte edhe kërkesë kundër shfrytëzimit. Pasuritë e Kosovës po përdoreshin si lëndë e parë për fabrika përpunuese e produkte finale nëpër republika të ish Jugosllavisë. Në vitin më të ‘mirë’ të ish Jugosllavisë, 1979, standardi mesatar i jetesës në Kosovë ishte shtatë herë më i ultë sesa në Slloveni! Viti 1981 ishte vit i Kosovës dhe i Polonisë, i demonstratave studentore te ne që e filluan fundin e një federate të padrejtë, dhe i Solidarnostit që paralajmëroi stuhinë e Evropës Lindore e cila do ta shembte më vonë perden e hekurt.”, shkroi Kurti në facebook./21Media

40 vjet u mbushën sot nga 11 marsi i vitit 1981. Demonstrata e studentëve u bë edhe e punëtorëve dhe popullit mbarë….

Posted by Albin Kurti on Thursday, March 11, 2021

Back to top button