Kurti vizitoi Ambasadën e Kosovës në Shkup

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Maqedoni të Veriut, ka vizituar ambasadën e Kosovës në Shkup.

Kreu i qeverisë u prit nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve mes dy vendeve.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Back to top button