Kurti viziton patrullat e FSK-së në Obiliq e Vushtrri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se një nga vendimet të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë.

“Pas vizitës në Varagë të Zubin Potokut, kësaj radhe me ministrin e Mbrojtjes, Maqedonci ishim në pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë. Jemi të përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.”, ka
thënë Kurti./21Media

Back to top button