Sveçla: Kosova mban përgjegjës Serbinë për shpërthimin në Ibër-Lepenc
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme për media lidhur me shpërthimin në Ibër- Lepenc ka thënë për këtë sulm Kosova e mban përgjegjëse Serbinë.
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai.
Sveçla po ashtu ka thënë se shpërthimi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon disa pjesë të Kosovës me ujë, ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës që pas luftës në Kosovë më 1998-1999.