Kurti: Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës

Në kronologjinë e shtetndërtimit të Kosovës, disa data janë të shënjuara edhe me emra të përveçëm, sikur 26 korriku i vitit 2011, kur gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pati rënë dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi. Kështu nisi përkujtimin për Zymberin, kryeministri i Kosovë Albin Kurti.
Kryeministri tha se Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë.
Sipas tij, çdo përvjetor i rënies së Zymberit rikthen britmat e kujtesës tonë institucionale, për t’i çuar para drejtësisë ata që e vranë dhe për t’i rimenduar mësimet e mësuara nga aksioni i filluar më 25 korrik 2011, aq të nevojshme në rrugën tonë për forcimin e rendit e ligjit dhe për ruajtjen e sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial të Kosovës./21Media

Back to top button