Plagosi një person me armë për disa drunj

Dy persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje rreth disa drunjve. Më pas, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Rasti ka ndodhur në fshatin Mramor në Prishtinë, të hënën rreth orës 20:31.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime nga arma, me ç’rast i është ofruar ndihma mjekësore.
” Viktima vazhdon të jetë nën përkujdesjen mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa rasti është nën hetime./21Media

Back to top button