“Kurtit më shumë do t’i shkonte të ishte president, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar”

Analisti Ilir Ibrahimi vlerëson se kryeministrit Albin Kurti më shumë do t’i shkonte të ishte president sesa që është kryeministër.
“Nëse analizohen me kujdes dhe me objektivitet zhvillimet e dy viteve të fundit, mund të arrijmë në një konkludim se zotit Kurti shumë më tepër do t’i shkonte pozita e presidentit se sa ajo e kryeministrit. Pozita e presidentit, si një pozitë ceremoniale, pa ndonjë përgjegjësi të theksuar vendimarrëse, do t’i ofronte zotit Kurti platformën të cilën duket se ai e ka më së shumti për qef: pjesmarrjen në seminare, vizita jashtë shtetit, fjalime në universitete prestigjoze, simpoziume shkencore e të tjera. Në të njejtën kohë edhe adhuruesit e tij do të kënaqeshin sepse do tu bëhej idoli President”, ka thënë Ibrahimi.
Ndërsa, ai theksoi se në anën tjetër do të do të hapej mundësia “për formimin e një qeverie e cila do ta kishte përvojën, vullnetin dhe kuadrot e duhura për tu përballur me krizat që i kemi përpara”.
“Ndoshta në shikim të parë kjo mund të duket si një shaka, por Never Say Never. Kemi mjaft presedane të së kaluarës që e bën një lëvizje të tillë të mundshme”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook./21Media

Back to top button