Kurz: Austria nuk mund të bie në një nivel me Rumaninë

Austria kundërshton idenë e Makronit të BE-së si union social

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, ka një qëndrim kritik ndaj politikanit social-liberal, Emanuel Makron, i cili të dielën, pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mund të kurorëzohet President i ri i Francës.

Në një intervistë për mediat austriake, Kurz tha se ai angazhohet për një Bashkim social Evropian, të cilën ide ai tha se e kundërshton, shkruan rtv21.tv

Kurc theksoi se pret që Makron të fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve dhe se është i mendimit se Franca duhet të angazhohet për një ndryshim për të mirë të unionit, e jo për shkatërrimin e tij.

Si shembull ai përmendi konceptin e Bashkimit Evropian si një union social, duke qartësuar se nuk mund të funksionojë vendosja e sistemeve sociale të të gjitha shteteve anëtare të unionit në një nivel. Kurz shtroi pyetjen se a nënkupton kjo se Austria duhet të bie në nivelin e Rumanisë apo që Rumania duhet të paguaj dyfish më shumë për shërbimet sociale dhe pyeti më tutje se kush do të paguante për këtë.

Sa i përket negociatave për Brexit, Kurz shprehu keqardhjen e tij për shkak të largimit të Britanisë nga unioni dhe qartësoi se do të ishte gabim nëse shtetet tjera anëtare do të dëshironin të dënonin Britaninë, ngase në fund të procesit, të gjithë prapë do të mbesin fqinjë./21Media

Back to top button