Kurzawa largohet nga PSG, kalon në Premier Ligë

Skuadra angleze e sapo-promovuar në Premier Ligë, Fulham, përmes një komunikate ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Laywin Kurzawa.
Kurzawa largohet nga Paris Saint-Germain dhe i bashkohet Fulhamit në një marrëveshje huazimi.
Huazimi i Kurzawas në “Craven Cottage” do të zgjas deri në fund të sezonit aktual 2022/23.
Aventura e Kurzawa te PSG ishte shumë e suksesshme, duke fituar katër tituj të kampionatit francez, dhe po aq medalje të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës, ndërsa ai gjithashtu u paraqit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020.
Duke regjistruar 14 gola dhe 23 asistime për klubin, momenti ndoshta më i famshëm i Kurzawas ishte në një fitore në fazën e grupeve ndaj Anderlechtit, kur ai shënoi tre herë brenda 27 minutave për t’u bërë mbrojtësi i parë që ka shënuar një hat-trick në Ligën e Kampionëve.

Back to top button