Kaloni te përmbajtja kryesore

Hapësirat publike në Prishtinë do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot kanë finalizuar marrëveshjen me Policinë e Kosovës për sistemin e kamerave në hapësirat publike.
Ai ka shkruar në “Facebook” se tash e sa kohë janë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot.
“Bashkë me Policinë e Kosovës u zotuam se do të koordinojmë aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e sigurisë në hapësirat publike të kryeqytetit”, ka shkruar ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button