Kusari-Lila: Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare.

“Kosova e ka kaluar fazën e mbajtjes së Konferencave Ndërkombëtare për gjetje të zgjidhjeve të çështjeve të cilat kanë zgjidhje, por nuk ka vullnet nga pala tjetër dhe ajo nuk është Kosova. Do të thotë tashmë vetëm ka dy marrëveshje, është marrëveshja e Brukselit, gjithashtu është marrëveshja e Ohrit për planin e zbatimit, të cilat Kosova në të dy rastet ka shprehur gatishmërinë dhe i ka qëndruar në njëfarë forme besnike zbatimit të marrëveshjes së arritur. Ka qenë pala serbe ajo e cila që pas përfundimit të dy takimeve ka mohuar zbatimin e tyre e gjithashtu edhe në terren drejtpërdrejtë ka bërë shkeljen e tyre”, tha Kusari-Lila.

Back to top button