Kusari-Lila për RTV21: VV-ja s’ka votë për opozitën

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për rtv21 tha se s’kanë votë për opozitën.

“Momentalisht Lëvizja Vetëvendosje nuk jep votat asnjërës nga partitë opozitare, përderisa nuk kanë një qëndrim të përbashkët e para dhe e dyta përderisa nuk arrijnë një epilog të suksesshëm të proceseve të cilat kanë fillu dhe kemi përgjegjësi t’i përmbyllim me sukses”, tha Kusari-Lila.

Megjithatë, ajo tha se VV-ja gjithmonë është e gatshme për zgjedhje demokratike, por theksoi se dëshiron të tregojë përgjegjesi për mandatin të cilin e ka marrë dhe që ende nuk e ka përfunduar.

Zgjedhjet e parakohshme në vend tash sa kohë janë kryefjalë e partive opozitare./21Media

Back to top button