Kusari Lila për vrasjen e 18 vjeçarit: Të jemi shumë më vigjilent me fëmijët dhe të rinjë

Shefja e Grupit Paralmentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka reaguar pas vrasjes së 18 vjeçarit në Podujevë. Ajo e ka quajtur këtë rast makabër, duke bërë thirrje që dhuna të trajtohet seriozisht.

“Rrahja për vdekje e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu është rast makabër që na trishtroi dhe solli dhimbje për humbjen e jetës së të riut, i cili u sulmua nga dy të rinj tjerë. Vepra që mori jetën e të riut nuk ka arsyetim. Çka duhet shumë seriozisht të trajtohet është dhuna dhe urrejtja e cila është ushqyer tek dy të pandehurit për t’i sjellë ata deri tek ky veprim.”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Deputetja po ashtu ka porositur për vigjilencë me fëmijët dhe të rinjtë.

“Një jetë e re u shua dhe dy tjera do të bartin pasojat e krimit për tërë jetën, e tri familjet dhe tërë shoqëria në zi e trishtim.

Ngushëllime familjes Fejzullahu për humbjen e madhe dhe gjithë shoqërisë! Të jemi shumë më vigjilent me fëmijët dhe të rinjët, jeta është shumë e çmuar për t’u humbur në nxitimin e urrejtjes dhe hidhërimit të pakontrolluar.”, ka përfunduar ajo.

I riu ka vdekur sot në Klinikën Intensive të Qendrës Klinike univeristare të Kosovës, pas lëndimeve të nga rrahja nga dy të mitur gjashtë ditë më parë

Back to top button