Kush do të marrë pjesë në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës?

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit shënon edicionin e 60-të dhe gjithnjë e më shumë shtohet kurreshtja se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Shumë emra të artistëve shqiptarë të cilët mund ta fitojnë këtë garë të ngushtë veçse janë bërë të ditur.
Ronela Hajati, Alban Ramosaj, Denus Skura,Eldis Arrnjeti, Eci Reçi, Endri&Stefi, Ester Zahiri, Gjergj Kacinari, Janex, Kastro Zizo, Kelly, Kejsi Rustja, Mirud, Olimpia Smajlaj, Rezarta Smaja, Sajmir Çili, Shega, Urban Band, Viola Xhemaili, Xhuliana Pjetra, janë në listën e emrave që janë publikuar.
Kujtojmë që, vitin e kaluar Shqipëria u përfaqësua në Eurovision nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Ndërkohë, fitues të Eurovisionit u shpallën grupi Italian Maneskin me këngën e tyre rock, “Zitti e buoni”./21Media

Back to top button