Kush e ka çelësin për kontestin Athinë- Shkup?

Diplomatet parashohin presion mbi të dy palët

Pak surpriza nxori takimi ndërmjet Nikola Dimitrov dhe Nikos Koxias, vlerësojnë diplomatët. Disa madje thonë se është normale që Athina nuk ndryshoi qëndrimin e saj, që në takimin e parë me Shkupin.

Por, lëshime dhe kompromiset pritet të vijnë në shesh gjatë vitit të ardhshëm. Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, ka pritje të mëdha në lidhje me zgjidhjen e problemeve greko-maqedonase, dhe mendon se deri në pranverë Maqedonia do të anëtarësohet në NATO.

“Pritet që edhe më tutje të vazhdojë, bisedimet në relacionin Athinë-Bruksel-Uashington-Shkup, për të mos thënë presioni! Në këtë kontekst pres zgjidhje pozitive”, tha Nano Ruzhin, ish Ambasador i Maqedonisë në Nato.

Megjithatë, sipas ish ambasadorit Risto Nikovski, pas deklaratave të përfaqësuesve të lartë evropian dhe shefit të diplomacisë greke Nikos Koxijas, është e qartë se topi është në duart e qeverisë së re, e cila mori mesazh e vjetër se duhet patjetër ta ndryshojë emrin për të ec pa pengesa në euro-integrimet, shkruan TV21.TV

“Ka alternativa, ka zgjidhje, por është e qartë se në kushtet e dhëna nga ana e Brukselit dhe Athinës, nuk ka dritë të gjelbër që Maqedonia të përparojë kah integrimet euroatlantike”, tha Risto Nikovski, Ish Ambasador.

Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristine Altahauzer, e sheh si shenjë të mirë vizitën e Dimitrov në Greqi.

“Është e rëndësishme ajo që ministri Dimitrov në një nga takimet e tij të para shkoi në Athinë. Nuk do të kisha dashur që ta komentoj këtë çështje, pasi që kjo është punë e të dyja shteteve”, tha Kristine Althauzer, Ambasadore e Gjermanisë në Maqedoni.

Pas takimit Dimitrov-Koxijas, shefi i diplomacisë greke deklaroi se do të kërkojë nënshkrim të një marrëveshje të re në Kombet e Bashkuara e cila më vonë do të prezantohet në Bruksel.

Ndërsa para tre ditësh, eurokomesari për zgjerime Johanes Han, nga kryeqyteti evropian deklaroi se Ballkani duhet të mësojë të bëjë kompromis dhe më mos t’i shohë gjërat nga perspektiva se kush është fitues e kush fitimtar./21Media

 

Back to top button