SHBA-ja me sanksione shtesë kundër Rusisë

Me votat e shumicës në Senatin amerikan

Senati amerikan me shumicë absolute votash ka miratuar pakon e re të sanksioneve, për të dënuar Rusinë për përzierje në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar. Për miratimin e sanksioneve votuan 97 anëtarë të senatit, ndërsa vetëm dy votuan kundër.

Anëtarët e Senatit ndërmorën masa kundër Rusisë, në mungesë të reagimit energjik të Donald Trumpit, vlerësuan agjencitë amerikane të lajmeve, të cilat vunë në pah se Trump po tenton të përmirësoi marrëdhëniet me Moskën dhe i cili po hedh poshtë akuzat se sulmi kibernetik i ndërmarrë nga hakerët rusë kundër demokratëve ka ndikuar në epilogun e zgjedhjeve presidenciale vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv

Nga ana tjetër ka qenë i menjëhershëm reagimi i Rusisë, me Moskën zyrtare e cila ka paralajmëruar kundërmasa ndaj vendimit për zgjerim të sanksioneve.

Qëndrimi i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione kundër Rusisë nuk është në përputhje as me situatën në botë, e as me situatën në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, deklaroi Shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Këshillit të Federatës, Konstantin Kozaçov./21Media

Back to top button