Kush është sportisti që iu shtua listës së miliarderëve të Forbes?

Humbi play-off-in për herë të katërt në 19 sezone, por LeBron ende shënon si lojtari i parë aktiv në NBA që hyn në listën e Forbes.
LeBron James – 4 herë kampion në NBA, dy herë fitues i medaljes së artë olimpike – ka arritur një tjetër moment historik, këtë herë duke bërë diçka që asnjë lojtar tjetër i NBA nuk e ka bërë ndonjëherë.
Pas një viti tjetër me goxha fitime, gjithsej 121.2 milionë dollarë vitin e kaluar – sipas Forbes James është bërë zyrtarisht një miliarder.
37-vjeçari ka një pasuri neto prej 1 miliard dollarësh, sipas llogaritjes së Forbes.
“Është momenti im më i madh, padyshim. Unë dua të maksimizoj biznesin tim. Dhe nëse ndodh që ta arrij, nëse ndodh që të jem një atlet miliarda dollarësh”, u shpreh ai.
James ka bërë pikërisht këtë – maksimizoi biznesin e tij, në shumën prej më shumë se 1.2 miliardë dollarë fitime./21Media

Back to top button