Kush i ka fajet për “dështimin” e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet e 3 prillit
Profesori universitar, Përarim Gruda sonte në emisionin dembatues “Click” në RTV21 ka folur rreth zgjedhjeve të 3 prillit duke thënë se shqiptarët dështuan duke mos siguruar asnjë vend në parlamentin serb. Mirëpo, sipas Grudës përgjegjësia nuk është e politikanëve lokal atje, por e lidershipit në Prishtinë dhe në Tiranë.
Sipas tij këta liderë do të duhej të ftoheshin në Tiranë ose Prishtinë dhe të diskutonin ose të shtynin një marrëveshje që shqiptarët atje të garonin në një listë të përbashkët në mënyrë që të përfaqësoheshin së paku me një deputet në Parlamentin e Serbisë.
Tutje, Gruda fajsoi prapë Qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës duke kërkuar nga këto qeveri të ndajnë buxhet për zhvillimin ekonomik të Preshevës, Medvexhës e Bujanocit./21Media