Kushdo që e sheh këtë person ta lajmërojë Policinë

Policia e Kosovës sot lëshoi një kërkesë për bashkëpunim me qëllim të arrestimit të një personi të kërkuar në komunën e Prizrenit.
Personi i kërkuar është N. N, i gjinisë femërore, që kërkohet për veprën penale sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë) 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë./21Media
May be an image of 1 person and standing
May be an image of 1 person and standing

Back to top button