Kushdo që ka informacion për këtë person të lajmërojë Policinë

 

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nëpërmjet një komunikate ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për të arrestuar të dyshuarin Leutrim (Murat) Tafilaj.

I dyshuari, 31 vjeçar nga Siqeva e Klinës, kërkohet nga Policia për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Back to top button