U arrestua llapjani që e bëri gruan për spital

 

Policia informoi se dje në Podujevë u arrestua një burrë për shkak se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, së cilës i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima me tre fëmijët e saj ka shkuar te vëllai i saj”, bëri të ditur policia.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje./21Media 

Back to top button