Kaloni te përmbajtja kryesore

Kushtëzimet për institucionet!

Përderisa partia e parë e zgjedhjeve të 7 qershorit Lëvizja Vetëvendosje po pret certifikimin e rezultatit zgjedhor për të nisur hapat rreth formimi të institucioneve të reja ndër parti ish-opozitare veçse kanë paraqitur kushtëzimet e tyre për bashkëpunim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se deputetët e kësaj partie do ta mundësojnë kuorumin për presidentin vetëm nëse plotësohen 6 kushtet e saj. Sipas anëtarit të kësaj partie Avni Arifi, AAK-ja është e interesuar për stabilitet institucional por jo për bashkëqeverisje më LVV-në.

“Aleanca si nënshtrohet askujt për asnjë çmim ka bindjet e veta ka vizionin vet por a është gatshme aleanca të shkoj një hap më tej në rikthimin e stabiliteti nëse e marrin fuqinë politike që ka aleanca, aleanca ka dalë përtej vetes dhe ka ofruar bllanko përkrahjen që nuk ndodh të paktën ne Kosovën e pasluftës nuk ka ndodh që qato vota që i ke 7 me ia ofru partisë që ka dalë e para në shkëmbim të 6 projekteve që janë jetike për qytetarin e jo për partinë…po flas edhe për pragun e TVSh edhe gazin amerikan…në shkëmbim të votës ne jemi të gatshëm të tejkalojmë vetën nuk duam marrëveshje politike me lvv në kuptim të participimit ne qeveri, nuk duam pushtet, nuk duam me qeverisë më Albin Kuritn e programin e LVV-së por nëse i zbatojnë këto 6 pika që ia kemi dhanë atëherë 7 deputetë të AAK qëndrojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit”, tha Arifi.

Ditë më parë kryetari i AAK-së Ardian Gjini paraqiti 6 kushtet për LVV-në në mbështetje të formimit të institucioneve të reja, ndër të cilat edhe Orientimi Strategjik dhe projekti i gazit amerikan.
Derisa edhe përfaqësues të partive të tjera ish opozitare bashkëpunimin me LVV-në e kanë ndërlidhur me gazin amerikan.
Të pyetur për këto kushte, përfaqësues të LVV-së thanë se ato duhet të trajtohen në kuadër të propozimeve për hartimin e programit qeverisës teksa theksuan se çështja e gazit amerikan nuk duhet të shfrytëzohet për beteja të brendshme politike.
Sipas, kryetares së Alternativës pjesë e koalicionit me LVV, Mimoza Kusari qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë themelimin e institucioneve.

“Sa i përket projekteve unë besoj që ajo është çështje që diskutohet me programin qeverisës. Dhe nëse një parti qet kushte të kësaj natyre, po nuk bëhet pjesë e qeverisë, nuk ka domethënie përmbajtja e saj. Ndërsa sa i përket në veçanti këtij projekti i cili është politizuar tepër shumë, askujt nuk po besoj që i bën nder, as bashkëpunimit apo raporteve tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet të fillojë komunikimi zyrtar, me qëndrime zyrtare. Në rastin tonë është drejtuesi i partisë më të madhe të koalicionit, kryeministri Albin Kurti. Në pozicione të tjera janë kryetarët e partive, të cilët do të duhej të prezantonin qëndrimin zyrtar të partisë, por edhe të grupit të deputetëve që ata kanë. Për shkak se është situata pak më e komplikuar sesa në zgjedhjet e kaluara, kur sot nga një grupim parlamentar ose nga një subjekt politik ka dy-tri qëndrime. Kjo po se po e vështirëson shumë edhe do ta vështirësojë konstituimin e institucioneve apo një dakordim në mes të subjektit fitues të zgjedhjeve dhe partive tjera”, tha Kusari-Lila.

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet pas përfundimit të afatit për ankesa.. Aktualisht në Gjykatën Supreme janë dy ankesa të kandidatëve të PDK-së, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu të cilët kanë kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie.

Njohës të proceseve zgjedhore vlerësojnë se, nëse nuk kërkohet rinumërim apo ndonjë veprim tjetër nga KQZ-ja certifikimi i rezultateve mund të bëhet deri në fund të kësaj jave.

“Certifikimi i rezultateve duhet të ndodhë brenda afateve të parapara ligjore. Nëse Gjykata Supreme nxjerr vendimin ku nuk kërkon veprime shtesë nga ana e KQZ-së apo PZAP-së, atëherë certifikimi i zgjedhjeve mund të ndodhë brenda kësaj periudhe kohore, deri në fund të javës. Jo domosdoshmërisht Gjykata Supreme mund të presë deri në afatin e paraparë ligjor dhe kjo mund të shpie deri te një certifikim edhe më i hershëm i zgjedhjeve”, deklaron Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit u shpallen më 27 qershor./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button