Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale me diell dhe shtim të vranësirave. Gjatë ditës do të jetë ende ngrohtë sepse do të jemi nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore para-frontale.

Në perëndim dhe veriperëndim të vendit priten reshje shiu e në malet e Rugovës do të fillojnë reshje bore sidomos në mbrëmje.

Gjatë natës destabilizim i fuqishëm i motit sepse pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror me reshje shiu, shqote e bore varësisht nga rajonin në rajon. Vende-vende mund të ketë edhe vetëtima e bubullimë dhe reshje intensive.

Back to top button