Kuvendi diskutoi për krizën energjetike
Nuk u miratua formimi i komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje
Me 23 vota për, 50 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi nuk e miratoi formimin e Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e qeverisë. Tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kritikuan partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për votimin kundër për formimin e këtij komisoni. Të njëjtat më pas lëshuan sallën në shenjë proteste ndaj mazhorancës./21Media