Kuvendi: Fondi i Sigurisë nxiti debat mes pozitës e opozitës

Fondi i Sigurisë nxiti debat mes pozitës e opozitës në debatin parlamentar për sigurinë në vend në Kuvendin e Kosovës. Deputetët opozitarë kërkuan transparencë për Fondin e Sigurisë, me këtë rast, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri vuri në bast postin e tij të deputetit nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë për FSK-në. Por ministri i Financave, Hekuran Murati i kërkoi Tahirit të jep dorëheqje nga posti i deputetit, pasi siç tha nuk qëndron pretendimi i tij se në Fondin e Sigurisë nuk janë mbledhur më shumë se 2 milionë euro./21Media

Back to top button