“Stefania” vjen me pamje nga lufta në Ukrainë

Grupi muzikor, Kalush Orchestra ka publikuar videoklipin e këngës “Stefania” që përmban pamje të vendit të tyre të shkatërruar nga lufta.
“Kjo është mënyra se si ne i shohim sot nënat ukrainase. Ne jemi përpjekur të japim mesazhin se si duket Ukraina sot”, tha frontmeni i Kalush, Oleh Psiuk.
Kalush publikoi videoklipin një ditë pas fitores së madhe në Eurovision.
“Një herë ia kam kushtuar këtë këngë nënës sime dhe kur shpërtheu lufta, kënga mori shumë kuptime të reja. Edhe pse në këngë nuk flitet asnjë fjalë për luftën, shumë njerëz filluan ta lidhin këngën me nënën Ukrainë. Për më tepër, shoqëria filloi ta quante himni i luftës sonë! Por nëse Stefania është tani himni i luftës sonë, do të doja që të bëhej himni i fitores sonë”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në YouTube./21Media

Back to top button