Kuvendi formon Komisionit Ad Hoc për rregullimin e fushës së skemave sociale
Pro Komisionit Ad Hoc kanë votuar 61 deputetë, ndërsa 2 kanë abstenuar
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, gjatë votimit të mbajtur në mesnatë kanë miratuar propozimin për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.