Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se ky memorandum, synon , ndër të tjera, zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në fushat e ligjbërjes, përafrimin e legjislacionit të të dyja vendeve dhe të secilit vend me legjislacionin e Bashkimit Evropian, intensifikimin e diplomacisë parlamentare për shtimin e njohjeve të Kosovës dhe fuqizimin e pozitës së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare, organizimin në mënyrë periodike të Tryezës së Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, si dhe tryezave të përbashkëta mes komisioneve respektive.
Ai shprehi mirënjohje e falënderime për holomologen e tij nga Shqipëria Lindita Nikolla e po ashtu dhe për grupin punues që kontribuoi në përgatitjen e këtij dokumenti.
“Lidhja mes Shqipërisë dhe Kosovës është krejt e veçantë. Edhe vizionin, interesat dhe qëllimet i kemi të përbashkëta.
Gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe të bashkuar drejt së ardhmes!”, tha ai./21Media
 
 
 
 

Back to top button