Kelly Clarkson nderohet me yll në Hollywood

Vlerësuesit e “American Idol” – Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, u bashkuan në Hollywood për të prezantuar të nderuarën e radhës në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it. Këtë nder e pati fituesja e parë e Idol, Kelly Clarkson.
Me këtë rast, Cowell ka thënë se këtu kanë bërë provat e para vitin e parë të realizimit të “American Idol”. Ai ka treguar se secili pjesëmarrës në garë ishte disi i çakorduar, dhe ka menduar me vete “athua kjo është shaka?”. Cowell ka treguar se çdo gjë ishte si mos më keq, dhe ka pyetur veten se përse kishte shkuar atje. “Por më pas, falë Zotit, është paraqitur Clarkson me zërin e saj fantastik. Dhe paksa gjendja ka filluar të rregullohet në Idol”, ka thënë ai me shaka.
Cowell ka thënë se sot është këtu bashkë me Clarkson, sepse ajo ka vlerë. Ai ka thënë se në atë kohë kur ka filluar Clarkson të këndojë, nuk ka mundur të parashohë se sa do të arrinte ajo sukses, por e ka ditur se ajo kishte talent, dhe nëse një person ka talent, atëherë pa dyshim se do të arrijë sukses.
Këngëtarja Abdul ka treguar se për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të Clarkson me yll në sheshin e të famshmëve të Hollywood-it ka ndërruar aeroplanin. Ajo ka thënë se nuk do ta linte këtë ngjarje për asgjë në botë. Sipas saj, Clarkson ka talent, ka kapacitet për të ndryshuar gjërat për të mirë sepse ka nur e dinjitet.
Abdul ka thënë se Clarkson e ka bërë të mendojë se të rinjët e talentuar mund të arrijë shumë në jetë. Ajo po ashtu ka thënë se Clarkson do të vazhdojë me sukseset e saja edhe për shumë vite të ardhshme.
Dhe në fund për nderin që iu bë në këtë shesh ka folur vetë Clarkson, e cila ka thënë se është mirë kur rrethohet nga persona që thonë të vërtetën. Ajo ka thënë se kjo është pikërisht edhe ajo që i ka pëlqyer në fillim të garës Idol. “Sepse aty janë të sinqertë”.
Clarkson që prej debutimit si këngëtare ka shitur më shumë se 28 milion albume e 54 single në mbarë botën. Ajo po ashtu po shijon suksesin edhe si autore dhe prezantuese televizive me emisionin “The Kelly Clarkson Show”./21Media

Back to top button