Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për shtetësi

Me 57 vota për dhe 32 vota kundër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në Ligji për shtetësi. Ligji ishte dorëzuar me flamur evropian për t’i ikur bllokadës që krijonte opozita maqedonase. Ligji hy në fuqi që nga publikimi i tij në Gazetën zyrtare.
Sipas ndryshimeve në ligjin për shtetësi parashihet që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera./TV21

Back to top button