Kuvendi i Serbisë e kalon Raportin për negociata me Kosovën

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë miratuar me shumicë votash raportin e Qeverisë së Serbisë për negociatat me Kosovën.
Nga 186 deputetë të pranishëm, 153 votuan për, 23 kundër dhe nëntë deputetë abstenuan.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë debatuan dy ditë në një seancë të posaçme kushtuar Kosovës, dhe në rend dite ishte raporti i Qeverisë për negociatat me Prishtinën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mes të janarit, raporton N1.
Në raport theksohet gjithashtu se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohet urgjentisht.

Back to top button