“Kuvendi komunal i Prishtinës i papërgjegjshëm”

Reagim ndaj Kuvendit komunal të Prishtinës

Organizata INPO përmes një komunikate kanë reaguar ndaj siç kanë shkruar ata papërgjegjshmërisë së anëtarëve të kuvendit komunal të Prishtinës për të përbushur detyrat dhe obligimet e tyre ligjore në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Prishtinës.

“Ndërprerja e seancës së kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, si rezultat i mosangazhimit dhe përkushtimit të pjesës dërrmuese të anëtarëve në punime, është e papranueshme dhe kundërshtim me të gjitha standardet e demokracisë përfaqësuese dhe është tregues i qartë i mungesës së integritetit të zyrtarëve publik.”, thuhet në reagim
INPO vlerësojnë se anëtarët e kuvendit komunal në këtë mandat, kanë dëshmuar se nuk janë të interesuar për të avansuar demokracinë e brendshme të komunës së Prishtinës dhe për të përbmushur misionin e tyre ligjor, si organi më i lartë vendimmarës në komunë.

“Papërgjegjshmëria e kuvendit komunal në kryerjen e funksionit të detyrueshëm sipas standardeve të përcaktuara me ligj, rrezikon ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve, shkakton paqëndrueshmëri në menaxhimin e puneve publike dhe ushtrimin e kompetencave vetanake të komunës, si dhe ndikon direkt humbjen e besimit të qytetarëve në organet komunale.”, thuhet në komunikatë
Po ashtu INPO shkruajnë se në mungesë të vendimmarrjes së kuvendit, komuna e Prishtinës në vazhdimësi është duke rrezikuar realizimin e një morie kompetencash të rezervuara për pushtetin lokal.
Kjo organizatë i bën thirrje kryesuesit të kuvendit dhe të gjithë anëtarëve pa dallim, që të ndërrmarrin të gjitha masat e nevojshme sipas ligjit për të garantuar funksionalitetin e kuvendit, përndryshe ky kuvend rrezikon të mos realizojë obligimin ligjor për mbajtjen e së paku pesë (5) mbledhjeve të rregullta në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit, rrjedhimisht të përsërisë shkeljen e vitit të kaluar.
Gjithashtu, INPO fton ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikqyrës i qeverisjes lokale që të jetë më azhure në garantimin e zbatimit të ligjit për vetqeverisjen lokale dhe të kërkojë që të sigurohet funksionaliteti i kuvendit komunal të Prishtinës./21Media

Back to top button