Padi penale kundër ish kryetarëve të komunave

PTHP pranoi pesë padi nga policia financiar

Prokuroria Themelore Publike nga Drejtoria e Policisë Financiare ka pranuar pesë padi penale kundër kryetarëve të komunave të Strugës, Shën Nikollës , Dibrës, Studenicanit dhe Dollnenit, si dhe kundër një personi fizik dhe një juridik, shkruan tv21.tv

Siç informojnë nga PTHP-ja, paditë penale janë ngritur për shkak se ekziston dyshim për kryerje të veprave penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe keqpërdorim të procedurës për shpallje publike, lidhje të marrëveshjeve për furnizim publik ose për partneritet publiko – privat.

Paditë penale po shqyrtohen me qëllim sjelljen e vendimeve të mëtutjeshme prokuroriale për të njëjtat./21Media

Back to top button