Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

Kuvendi i Kosovës njoftoi se nesër rreth orës 11:00 mban seancë të jashtëzakonshme në lidhje me me arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo seancë shtë thirrur nga Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjatë kësaj séance do të kërkojnë përgjegjësi për rastin e arrestimit për korrupsion të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, ka njoftuar Tahiri.

Krasniqi është arrestuar javën e kaluar nën dyshimet për keqpërdorim detyre. Aktualisht ai po mbahet në paraburgim./21Media

Back to top button