“Kuvendi po përdoret për fryte politike, kjo legjislaturë është treguar e dobët”

Kuvendi i Kosovës është shndërruar në arenë ku partitë politike po e përdorin për përfitime politike duke u laguar kështu nga përmbushja e agjendës legjislative, kështu vlerësojnë në Institutit KDI që bëjnë monitorimin e këtij institucioni. Sipas tyre, Kjo legjislaturë është njëra ndër më të dobëtat. Derisa partitë opozitare thonë se faji duhet t’i faturohet Vetëvendosjes. Deputetët e kësaj partie e quajnë këtë legjislaturë njërën ndër më të suksesshme.

Kanë mbetur edhe dy muaj të kësaj legjislature të Kuvendit deri në përfundim të sesionit pranveror të punës. Kuvendi është karakterizuar me shumë dështime të seancave, komisioneve dhe mungesë kuorumi. Hulumtuesja e punës së Kuvendit nga KDI-ja, Tringa Dreshaj, vlerëson se kjo legjislaturë është njëra ndër më të dobëta që ka pasur Kuvendi.

“Kuvendi ka pasur një përformancë më të dobët sesa sesionet e kaluara dhe kemi parë një neglizhencë nga na e deputetëve për t’i shtyrë proceset legjislative përpara. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në seanca por edhe nëpër komisione”, tha Dreshaj për rtv21.

Partitë opozitare ia faturojnë partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dështimet në punën e Kuvendit. Anëtari i Komisionit Parlamentar Hetimor nga PDK-ja, Hisen Berisha, bëri të ditur se ky komision disa herë radhazi ka dështuar për shkak të mungesës së deputetëve të partisë në pushtet.

“Dështimi i seancave dhe dështimi i komisioneve duhet ti faturohën mazhorancën. Kjo po bëhet për të mos lejuar zbardhjen e krimit të organizuar dhe hanjinë nëpër ministri”, tha Berisha.

Kritikave i është përgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti. Ky e pranon se ka pasur pengesa në miratimin e disa projektligjeve, por fajin ia lë disa partive opozitare që kanë bllokuar punën e Kuvendit. Deputeti Haliti vlerëson se kjo legjislaturë është më e suksesshmja që ka pasur Kosova.

“Është e vërtëtë që ka pasur vështirësi në kalimin kryesisht të marrëveshjeve ndërkombëtare ku sic e dimë PDK-ja kishte bërë bllokadë. Si slegjislaturë mund të konsiderohemi se jemi ndër legjislaturat më të suksesshme të palramentit. Deri më tani janë miratuar 244 ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. Që i bie që janë 24 ligje më shumë sesa legjislatura e 4”, tha ai për rtv21.

Por, ngritët dilema nëse partitë politike po e përdorin Kuvendin për kalkulime politike në këtë debat për zgjedhje të parakohshme apo për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë çështje përgjigjet hulumtuesja nga Instituti KDI, Tringa Dreshaj.

“Shkuarja e Kuvendit në renovim e ka ngritë dyshimin për një bashkëpunim në mes të partive që cëshja e zgjedhjeve që është disktuar të shtyhet edhe më tej për shkak se partitë politike po shihet që nuk kanë një dakordim për brenda për shpërndarjen e Kuvendit. Partitë e kanë përforur Kuvendin për të marrë frytet e tyre politike”, tha Dreshaj për rtv21.

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës dhanë qëndrimet e tyre sa i përket, nëse Kuvendi është bërë arenë e partive politike ku veprojnë sipas interesave të tyre partiake dhe jo për miratimin e ligjeve.

“Jo nuk mendoj se Kuvendi është pjesë e këtij debati që po zhvillohet rreth shkuarjes ose jo në zgjedhje të parakohshme. Ne e kemi agjendën tonë legjislative dhe e kemi përmbushur suksesshëm. Tema tjera politkke zhvillohen në forume të tjera”, tha ai.

“Mirë do të ishte që kjo Qeveri të ndalej sa më shpejtë. Kësaj Qeverie i është hargjuar rruga”, theksoi Berisha.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mos ketë seanca plenare deri më 12 qershor me arsyetimin se salla është në renovim. Kjo pauzë erdhi në kohën kur PDK-ja kërkonte seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, iniciativë kjo e cila dështoi për shkak se dy partitë e tjera LDK-ja dhe AAK-ja nuk e mbështetën idenë e PDK-së për shpërndarje të Kuvendit. Ata po kërkojnë shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Kurti./RTV21/21Media

Back to top button